Pretendimi i Vuçiqit: Serbëve në veri të Kosovës po u shkelën të drejtat çdo ditë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka realizuar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka biseduar për situatën në veri të Kosovës dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Instagram, presidenti serb shkroi se Von der Leyen i ka kërkuar hapa për të shtensionuar situatën mes palëve.
“E njoftova kryetaren e Komisionit Evropian për qëndrimet e serbëve në veri të Kosovës dhe kërkeat për respektimin e të drejtave të tyre, të cilat po kërcënohen çdo ditë.” – shkruan Vuçiq.