Von Cramon në Parlamentin Evropian: BE-ja dhe NATO të dalin me një plan sigurimi për veriun e Kosovës - NACIONALE

Von Cramon në Parlamentin Evropian: BE-ja dhe NATO të dalin me një plan sigurimi për veriun e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Parlamentit Evropian po zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës ne Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë diskutimit, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit është përkujtim i qartë që nuk mund ta marrim për të mirëqenë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ajo thënë se Bashkimi Evropian bashkë me NATO-n duhet të dalin me një plan sigurimi për veriun e Kosovës.

Sulmi brutal ndaj policëve të Kosovës në Banjskë është përkujtim i qartë që nuk mund ta marrim për të mirëqenë paqen në Ballkanin Perëndimor. Polici i vrarë, Afrim Bunjaku në detyrë është goditje ndaj paqes, sigurisë, jetës normale në veri të Kosovës. Duhet qartësisht të bëjmë thirrje që sulmuesit të thirren para drejtësisë. Millan Radoiçiq nënkryetari i Listës Serbe me seli në Beograd, Serbia duhet të veprojë në mënyrë të pakushtëzuar në çdo hetim dhe të kërkojë përgjegjësi nga gjithë sulmuesit, përfshirë Radoiçiqin. Edhe ne duhet të veprojmë, BE-ja bashkë me NATO-n duhet të dalin me një plan sigurimi për veriun e Kosovës. Përforcimi i trupave të KFOR-it është suksesi në dorën tonë”, ka thënë ajo, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme