Rohde: Sulmi i 24 shtatorit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës - NACIONALE

Rohde: Sulmi i 24 shtatorit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi terrorist në veri të vendit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Rohde ka riafirmuar mbeshtetjen e shtetit gjerman për Kosovën.

Diplomati gjerman ka theksuar se Gjermania qëndron përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane.

Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Vajtuam këtë humbje të jetës me familjen e Afrim Bunjakut dhe mbarë vendin. Dhe ne e përdorim këtë sulm për të riafirmuar se ne gjithmonë qëndrojmë përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane, sepse është bindja jonë e fortë, ajo që ishte e vërtetë për një Gjermani të bashkuar në vitin 1990, mbetet e vërtetë për Kosovën dhe gjithë rajonin sot”, ka thënë Rohde në ceremoninë e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, trnsmeton RTV21.

Lajme të ngjashme