Pretendimet se sulmuesit serbë në veri u stërvitën me automjete amerikane, DASh: Po e trajtojmë këtë çështje - NACIONALE

Pretendimet se sulmuesit serbë në veri u stërvitën me automjete amerikane, DASh: Po e trajtojmë këtë çështje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit Amerikan ka deklaruar se janë duke u marrë me çështjen, për të cilën u përfol që grupi i terroristëve serbë, që sulmoi në veri, është stërvitur me automjete “Humvee”, që SHBA-ja ia dërgoi Ushtrisë serbe

Një zëdhënës nga Departamenti Shtetit ka bërë të ditur për Koha.net se e kanë marrë seriozisht një pretendim të tillë dhe se janë duke u marrë me këtë çështje

Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisjet e ofruara nga SHBA-ja kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje.” - thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir në Twitter, ka shkruar se “departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë?

Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar.” - ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme