Von Cramon mirëpret shfuqizimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës - NACIONALE

Von Cramon mirëpret shfuqizimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja e Bashkimi Evropian për Kosovën, Viola von Cramon e ka mirëpritur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve për shfuqizimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes.

E mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për anulimin e vendimit për pezullimin e licencës Klan Kosova. Vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes, duke marrë parasysh praktikat më të mira.” – ka shkruar ajo

Lajme të ngjashme