Vokrri pretendon se Haradinaj i ka shkuar në vilë Radoiçiqit, por nuk ofron asnjë provë
Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë mbrëmë në emisionin “Debat Plus” se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Milan Radoiçiqin në vilën e famshme të këtij të fundit. Ndërsa, kur është pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë provë për këtë gjë, ai nuk ka ofruar asgjë.
Zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, nuk i ka pëlqyer fare konstatimi i Ramush Haradinajt se Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia.
Duke e komentuar këtë dekoratë të liderit të AAK-së, dhënë në emisionin “Rubikon”, Vokrri ka adresuar kritika të ulëta ndaj Haradinajt.
Ai ka thënë se i pari i AAK-së është takuar Milan Radoiçiqin në vilën e famshme të këtij të fundit, e cila tashmë është konfiskuar nga Policia e Kosovës.
“Çka me thënë për një dikon që shkon në villë të Radojçiqit atje”, ka thënë Vokrri.
Kur e autori i emisionit i ka kërkuar detaje tjera për këtë takim, ai ka thënë se Haradinaj nuk i ka mohuar deklaratat publike për këtë çështje.
“Kemi deklarata publike, dhe ai kurrë nuk e ka mohuar këtë sen”, është shprehur Vokrri.
Ndërsa, gazetari Kreshnik Gashi e ka pyetur zyrtarin qeveritar nëse ka ndonjë proces për këtë çështje.
Por, Vokrri nuk ka ofruar ndonjë provë.
“Pse nuk ka dal burri i botes me e mohu çka ka thënë ish-kryetari i komunës së Mitrovicës”, është shprehur Vokrri.
Gazetari Gashi ka insistuar të specifikohen koha kur ka ndodhur takimi, por as kësa radhe Vokrri nuk ka ofruar diçka.
“Në cilën kohë e ka thënë, se vila është nderua në vitin 2021?”, ka pyetur Gashi.
“Tash a na atë villë a në një tjetër, tash mos të banalizojmë”, ka thënë zëvendësministri.