Vlora Çitaku: VV-ja e ka uzurpuar Kuvendin
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar VV-në për uzurpim të Kuvendit.
Postimi:
VV e ka uzurpuar Kuvendin.
Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.
Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.
Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.