Vlora Çitaku përmend një përplasje fizike brenda Ministrisë së Mbrojtjes, kërkon përgjigje nga Mehaj
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ministri i Mbrojtjes i cili dha dorëheqje, Armend Mehaj duhet të japë disa përgjigje.
Ajo ka përmendur Fondin e Sigurisë, duke pyetur se ku kanë mbetur mjetet. Por, në një konferencë për media ajo ka pyetur edhe për mospajtime, madje sipas saj, “deri në përplasje fizike brenda ambienteve të ministrisë”.
“Për ministrin Mehaj, nuk i dijmë detajet, pork a nevojë të japë disa përgjigje. Çka ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, ku shkuan mjetet, cila është arsyea e vërtetë e lagimit, a është e vërtetë se ka pasur mospajtime, deri në përplasje fizike brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes, ka shumë pyetje të cilat Mehaj duhet t’u përgjigjet në letrën e përgjigjes.” – ka thënë ajo.
Ndërkohë, pas dorëheqjes së Mehajt, ministër i ri është emëruar koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.