Vjosa Osmani: Nëse nuk ka qeveri i ftoj në takim partitë, zgjedhjet mbesin e vetmja alternativë - NACIONALE

Vjosa Osmani: Nëse nuk ka qeveri i ftoj në takim partitë, zgjedhjet mbesin e vetmja alternativë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar se ende nuk dihet nëse do të ketë vota të mjaftueshme për qeveri apo jo nga ndonjëra prej partive.

“Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të ndodh apo jo është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme pra brenda orës mund të ketë zhvillime, mund të ketë marrëveshje në momentet e fundit. Janë gjëra që nuk mund t’i parashikoj.

Tutje, Osmani në intervistën dhënë për DW, ka theksuar se ajo do të ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse e kanë shumicën për të krijuar qeverinë, nëse kjo e fundit s’votohet të dielën.

Ajo po ashtu ka deklaruar se zgjedhjet janë alternativa e vetme në rast të mos formimit të qeverisë.

‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme