Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Këshilli Prokurorial thotë se janë kthyer 1.1 milion - NACIONALE

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Këshilli Prokurorial thotë se janë kthyer 1.1 milion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë kthyer 1.1 milion euro në buxhetin e Thesarit të Shtetit nga paratë e vjedhura 2.1 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur në takimin e së enjtes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u bë edhe prezantimi i raportit të punës së mekanizmit që përcjellë të dhënat për pasurinë e konfiskuar dhe të sekuestruar.

Prokurori Shqipdon Fazliu, në cilësi të Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, gjatë raportimit të tij, theksoi se vlera e pasurisë së ngrirë dhe të sekuestruar, që dyshohet se është fituar nga aktivitetet kriminale, arrin vlerën 63 milionë euro.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, Fazliu e potencoi rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duke thënë se janë rikthyer 1.1 milion euro nga paratë e vjedhura ku edhe disa subjekteve afariste u janë tërhequr paratë, raporton Kallxo.com.

“Disa subjekteve afariste u janë tërhequr paratë që i kanë pranuar si palë të treta.” – tha prokurori Fazliu.

Ku në fund bëri të ditur se ky rast ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Lajme të ngjashme