Vizita në Kosovë | Grenell – Von der Leyen-it: Si jepni këshilla gjyqësore kur Thaçi mbahet që 5 vjet në Hagë? - NACIONALE

Vizita në Kosovë | Grenell – Von der Leyen-it: Si jepni këshilla gjyqësore kur Thaçi mbahet që 5 vjet në Hagë?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisari special për misione të veçanta i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, reagoi ashpër ndaj postimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pas takimit në Kosovë me Presidenten Vjosa Osmani dhe deputetin Albin Kurti, theksoi angazhimin e BE-së për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nevojën për institucione të forta, de-eskalim tensionesh dhe finalizimin e hapave për të përfituar nga “Plani i Rritjes”.

Grenell, në platformën X, akuzoi Brukselin për standarde të dyfishta, duke kujtuar se “Gjykata në Hagë ka mbajtur Presidentin Hashim Thaçi për 5 vjet”.

Ai pyeti “si mund të shpërndani këshilla gjyqësore për cilindo vend” dhe e lidhi kritikën me çështjet politike në SHBA, duke përmendur prokurorin special Jack Smith dhe atë që e quajti “heshtje të turpshme të medias”.

Reagimi i Grenell ndaj Von der Leyen:

“Gjykata juaj në Hagë e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vite.

Si mund të shpërndani këshilla gjyqësore për ndonjë vend tjetër?

Qëndruat në heshtje ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm pse ai ishte në rrugë për t’u takuar me Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e vendit të punës së Jack Smith-it / gjykatës.

Është turp se si mediat e kanë injoruar këtë ndjekje politike.”

Postimi i Leyen:

📍Mbërrita në Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, të ulë tensionet në vend, dhe të përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Lajme të ngjashme