Visar Ymeri lavdëron Bedri Hamzën: S’ka përfolje për afera korruptive, vështirë me gjetë kësi njerëz - NACIONALE

Visar Ymeri lavdëron Bedri Hamzën: S’ka përfolje për afera korruptive, vështirë me gjetë kësi njerëz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Ymeri, analist në “Debat Plus”, është pyetur në lidhje me figurën politike të Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e radhës, që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Duke folur në një intervistë me gazetarin Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se nuk ka ndonjë përfolje për Hamzën për ndonjë aferë korruptive.

Sipas Ymerit, është e vështirë të gjenden njerëz që kanë qenë në pushtet dhe nuk janë korruptuar.

“Është e vërtetë që Bedri Hamza ka qenë ministër, ka qenë guvernator i Bankës Qendrore, është e vërtetë që për Bedri Hamzën kërkush, s’e kam ni unë së paku, e tregom ti nëse ke ni meqë je gazetar dhe i njeh këto, a ka naj përfolje për aferë korruptive. Jo, dënim jo se jo. S’ka përfolje, ky është fakt. Bedri Hamza ka përvojë politike, ky është fakt. Bedri Hamza ka qenë në qeverisje. Në Kosovë, mendoj njerëzit më të rrallë janë ata që kanë qenë në pushtet dhe nuk janë korruptuar…Ky është njeri i vështirë me gjetë” – ka thënë Ymeri.

Lajme të ngjashme