Visar Azemi: Sot takuam një furnizues amerikan të gazit, ndërtimi i termocentralit me gaz është prioriteti ynë kryesor - NACIONALE

Visar Azemi: Sot takuam një furnizues amerikan të gazit, ndërtimi i termocentralit me gaz është prioriteti ynë kryesor

2 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së njëherit kadidati për deputet, Visar Azemi, ka bërë të ditur se kanë takuar një furnizues amerikan të gazit natyror nga Teksasi.

Azemi ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me prodhuesit amerikanë, duke shtuar se duhet të bëhet ndërtimi i termocentralit me gaz.

“Ne u takuam sot me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike. Dua të falënderoj gjithashtu @richardgrenell që na lidh me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Kujtojmë se Azemi ka thënë se pjesë e pragramit të LDK-së është ndërtimin i Termocentralit me Gaz në Ferizaj.

Lajme të ngjashme