Violeta Salihu e Njazi Isaku nga VV, Rashit Qalaj nga PDK: Partitë propozojnë emra të ri për anëtarë të KQZ-së
Partitë politike i kanë dërguar në Presidencë propozimet e tyre për anëtarë të ri të KQZ-së.
Gazeta Nacionale ka mësuar se tre emrat e propozuar nga VV-ja janë Alban Krasniqi, Violeta Salihu dhe Njazi Isaku.
Edhe PDK-ja ka bërë një ndryshim. Përveç Ilir Gashit, kjo parti ka propozuar për anëtar edhe ish-deputetin Rashit Qalaj.
Kurse, LDK-ja dhe AAK-ja kanë propozuar anëtaret që kanë pasur më herët: Sami Hamitin dhe Muharrem Nitajn.
Nacionale dje ka raportuar se synimi i VV-së për të pasur 3 anëtar në KQZ është kundërkushtetues.