Viola Von Cramon: E prapranueshme kërkesa për vendosjen e ushtarëve serbë në Kosovë - NACIONALE

Viola Von Cramon: E prapranueshme kërkesa për vendosjen e ushtarëve serbë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka quajtur të papranueshme, kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtarëve serb në veri të vendit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, Von Cramon ka thënë se pret edhe që barrikadat të largohen.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX dhe njoftimi për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, më herët, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se të enjten Qeveria e drejtuar nga Ana Bërnabiq do të marrë vendim që t’i dërgojë misionit të KFOR-it një kërkesë që ta mundësojë prezencën e strupave serbe në veri.

“Qeveria ka seancë të enjten, dhe si po qëndrojnë gjërat, Qeveria do të marrë një vendim për t’i nisur letrën komandantit të KFOR-it.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme