Viola von Cramon e mirëpret lirimin nga paraburgimi të Pantiq: Tash të hiqen barrikadat
Eurodeputetja Viola von Cromon, e ka mirëpritur vendimin e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, të cilët e zbutën masen e paraburgimit për Dejan Pantiq duke e dërguar atë në arrest shtëpiak.
“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, në paraburgim shtëpiak”, ka thënë euro-deputetja.
Tutje Cramon thotë se kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe në deeskalim të plotë.
“Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në #Veri të dhe deeskalim të plotë”, ka deklaruar ajo.
I warmly welcome the court decision to send Dejan Pantić, #Kosovo police officer, to the home custody.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 28, 2022
This should lead to the immediate removal of barricades in the #North of 🇽🇰 and full de-escalation.
Full support for @EULEXKosovo and @NATO_KFOR in overseeing it.