Video që tregon pamje të pajisjes që u gjet në veturën e Vehbi Kajtazit - NACIONALE

Video që tregon pamje të pajisjes që u gjet në veturën e Vehbi Kajtazit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediumi “Paparaci” ka publikuar një video ku shihen pamje të pajisjes që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Në video, shihen disa pamje të kësaj pajisje, që duket të jetë GPS – pajisje që tregon vendndodhjen e personit të caktuar.

Ndërkohë, më herët, gazetari Kajtazi njoftoi se gjatë kontrollit në një servis të veturës së tij, është gjetur një pajisje e dyshimtë.

Ai njoftoi se për rastin janë njoftuar policia dhe prokuroria.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit” – shkroi Kajtazi në Facebook.

Lajme të ngjashme