Mustafa i reagon VV-së për "çka ka, çka s'ka": Iu nevojiten 20 vjet për t’iu ofruar performancës të qeverisë sime - NACIONALE

Mustafa i reagon VV-së për "çka ka, çka s'ka": Iu nevojiten 20 vjet për t’iu ofruar performancës të qeverisë sime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të publikojë video ku përshkruan punën e qeverisë Kurti në dy vjet, duke paraqitur edhe sipas tyre ‘shkatërrimin e shtetit nga qeveritë e kaluara’, ka ardhur një reagim nga ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Duke folur për lajmi.net, Mustafa ka komentuar videon e fundit të VV-së, të publikuar ditën e djeshme duke thënë se qeverisë së VV-së, i duhen 20 vjet për të arritur përformancën që kishte qeveria e tij.

“Qeverisë së VV-së i nevojiten së paku 20 vjet për t’iu ofruar performancës që kishte qeveria ime. Një anëtar i qeverisë time ka pasur më shumë dije, ekspertizë por edhe ndjenjë të përgjegjësisë ndaj vendit sesa krejt qeveria Kurti, prej të parit deri te i fundit. Kjo qeveri dhe këto institucione janë një konsumim i kotë i votës së qytetarëve-pa vlerë”, ka thënë Mustafa.

Videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë nxitur reagime të shumta nga analistë, gazetarë e politikanë, që me ironi kanë përdorur titullin e videos “Çka ka, çka s’ka këto dy vjet?”, për t’iu përgjigjur VV-së.

Lajme të ngjashme