Video e tmerrshme: Kriminalët me maska i ndjekin gazetarët, KFOR-i s`i lejon të futen brenda rrethojave - NACIONALE

Video e tmerrshme: Kriminalët me maska i ndjekin gazetarët, KFOR-i s`i lejon të futen brenda rrethojave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarët e Kosovës sot kanë përjetuar nder sulmet më të tmerrshme nga bandat kriminale serbe pre së është tensionuar situate në veri.

Derisa ata raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në komunën e Leposaviqit, njerëzit me maska kanë sulmuar në mënyrë brutale gazetarët.

Një video të cilën e ka publikuar RTV Dukagjini, shihet se si gazetarëve nuk u ka dal në ndihmë as KFOR-i.

Në pamje shihen gazetarët duke ikur nga bandat që i ndjekin, ndërsa trupat e KFOR-it nuk i lejonin që gazetarët të futen brenda rrethojave të tyre.

Sulmi i sotëm ndaj gazetarëve kanë nxitura reagime të shumta në vend.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër këto sulme, duke kërkuar reagimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për medie, AGK-ja ka treguar se nga sulmet brutale të grupeve kriminale në veri kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren. Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit”, është thënë në komunikatën e AGK-së.

Në një deklaratë për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar për sulmet që kanë përjetuar.

Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”, ka thënë ajo.

I ashpër me sulmet ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes një reagimi, ai ka dënuar ashpër sulmonin e njerëzve me maska ndaj gazetarëve sot në Leposaviq.

Sipas tij, kjo tregon se Beogradi nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.

Kryeparlamentari i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që ta shtojë presionin mbi Serbinë, duke thënë se Kosova nuk do t'i tolerojë provokime të tilla.

E dënoj ashpër këtë sulm mbi gazetarët dhe kërkoj që kriminelet të vihen para drejtësisë. I bëjmë thirrje edhe një herë faktorit ndërkombëtar që ta shtojë presionin mbi Serbinë, si shkaktare të këtyre tensioneve, sepse s'mund të ketë qetësi dhe stabilitet nëse bandat vazhdojnë të ushtrojnë dhunë dhe terror mbi popullsinë e këtyre komunave, gazetarët dhe forcat e rendit. Kosova nuk do t'i tolerojë provokime të tilla, por as faktori ndërkombëtar nuk duhet t'i kalojë pa ndëshkim interferime të tilla të Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të ngjashme