Vetëvendosja ik sërish nga Kuvendi i Kosovës pasi iu kërkua llogari për lajmin e rremë të RTK-së
Vetëvendosja ka vazhduar largimin nga llogaridhënia edhe kësaj here kur lëshuan seancën e Kuvendit të Kosovës ku po kërkohej shkarkimi i Bordit të RTK-së si pasojë e skandalit me lajmin e rremë kundër Nacionales.
Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, trashi edhe më shumë sulmin ndaj mediave duke thënë se “nuk e kemi lluksin të jemi demokratik ndaj origjinës së parave serbe dhe ruse” duke përgjithësuar frikshëm me pretendime.
Kjo është tashmë e katërta herë kohëve të fundit që Vetëvendosja bojkoton seancat e Kuvendit të Kosovës.