Veton Berisha thotë se nuk do të jetë pengesë për konstituimin e institucioneve
Deputeti i rizgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, tha se mbështet konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Ai theksoi se nuk do të jetë pengesë për zgjedhjen e presidentit, duke deklaruars se "çka është boll është boll, është mjaftueshëm e kemi ndalë procesin."
Berisha shtoi se synon të kontribuojë në qeverisjen e vendit dhe në përfaqësimin e komunitetit egjiptian, duke e cilësuar funksionalizimin e institucioneve si prioritet.