Vetëvendosje shpërndan fake news, thotë se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së - NACIONALE

Vetëvendosje shpërndan fake news, thotë se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Parita në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme njoftoi për një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ku Kosova bëhet pjesë e programit të BE-së që quhët programi i “Tregut të Përbashkët”. Në njoftimin e tyre në Facebook, faqja e LVV-së ka gënjyer dukë thënë se “4.2 miliard euro përfiton Kosova” përmes këtij programi.

Kjo shifër stratosferike për të cilën VV ka njoftuar se i përfiton vetëm Kosova, në fakt është një paketë e financuar nga BE-ja për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm, transmeton Nacionale.

Pra Kosova nuk është përfituese e 4.2 miliardë eurove siç thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje, por është pjesë e programit finacues të BE-së i cili kapë vlerën totale 4.2 miliardë euro.

Programi “Tregu i përbashkët”,sipas sqarimit në faqen zyrtare të Komisionit Europian, “u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë kudo që dëshirojnë dhe u ofron konsumatorëve mbrojtje dhe zgjedhje më të madhe të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë me çmime më të ulëta me një buxhet prej 4.2 miliardë eurosh për periudhën 2021-2027.”

Njoftimi i VV-së përgënjeshtrohet edhe në postimin e vetë ministres Hajdari, e cila askund nuk ka përmendur se këto mjete nuk shkojnë vetëm për Kosovën. Ajo shpjegoi se Kosova në fakt është përfituese e këtij programi i cili u mundëson bizneseve dhe organizatave vendore të ndërveprojnë me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE.

I njohur si “Single market program”, programi ndihmon tregun të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të sigurojë rimëkëmbjen e Evropës nga pandemia COVID-19.

“Programi i Tregut të Vetëm (SMP) është programi financues i BE-së për të ndihmuar tregun e vetëm të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të sigurojë rimëkëmbjen e Evropës nga pandemia COVID-19. Me 4.2 miliardë euro gjatë periudhës 2021-2027, ofron një paketë të integruar për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm. Tregu i vetëm ka qenë në zemër të BE-së për gati 3 dekada. Ai u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë kudo që dëshirojnë dhe u ofron konsumatorëve mbrojtje dhe zgjedhje më të madhe të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë me çmime më të ulëta. Nëpërmjet sigurisë juridike, aksesit në tregje dhe shërbime financiare, mundësi investimi dhe akses në financim, tregu i vetëm është gjithashtu një pikënisje për kompanitë tona.”thuhet në shpjegimin e Komisionit Evropian për këtë program.

Lidhur me njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Nacionale ka kontaktuar me ministren Hajdari për të marrë një shpjegim lidhur e Lëvizjes Vetëvendosje, por ajo nuk ka pranuar të përgjigjet.

Ndaj lajmit të rremë të partisë në pushtet ka reaguar ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se "Propaganda nuk kalon" duke argumentuar se shuma prej 4.2 miliardë eurove nuk janë vetëm për shtetin e Kosovës.

Lajme të ngjashme