Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për therjen e 45-vjeçarit në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për therje me thikë të një 45-vjeçarit, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Gazeta Nacionale para pak minutash kishte raportuar për këtë rast.
Lajmin që i dyshuari është vetëdorëzuar e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është duke u intervistuar nga zyrtarët policor.
“Policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash është vetëdorëzuar në polici”, ka thënë Ahmeti.
