Vetaksident në Prishtinë, lëndohet një person - NACIONALE

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Hamdi Gashi”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Nacionale.

Ahmeti ka njoftuar se një person është lënduar nga vetaksidenti.

Sot rreth orës 18:40, në rrugën "Hamdi Gashi" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme