Vërshimet në Bosnje e Hercegovinë, Qeveria e Kosovës i ndan 200 mijë euro - NACIONALE

Vërshimet në Bosnje e Hercegovinë, Qeveria e Kosovës i ndan 200 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 200 mijë eurove për Bosnje e Hercegovinën, e cila u përball me vërshime javëve të fundit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, ku Zyra e Kryeministrit njofton:

“Aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme