Veriu, marrëdhënia me Kurtin: Përveç Chollet, në Kosovë pritet të vijë edhe Finer
Dje u raportua se Derek Chollet, nënsekretar i sapoemëruar në Departamentin e Mbrojtjës së ShBA-së, pritet të qëndrojë në Kosovë ditëve në vijim. Bashkë me të, u raportua, se do të vijë në Kosovë edhe numri dy i Këshillit të Siguisë Kombëtare (NSC), një nga institucionet më të rëndësishme të Amerikës, ndonëse emri i tij nuk u bë publik.
Gazeta Nacionale, megjithatë, mëson se shoqëruesi i Chollet për në Kosovë do të jetë Jonathan Finer, zëvendës i Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të ShBA-së, Joe Bide. Por çka dihet deri tash?
Dje Klan Kosova raportoi se me 30 dhe 31 korrik, në Kosovë pritet të qëndrojnë dy diplomat të rëndësishëm amerikanë. Përtej kësaj, pak gjëra dihen publikisht, përveç faktit se kjo është një nga vizitat më të rëndësishme të një delegacioni amerikan në këto muajt e fundit.
Nacionale merr vesh nga burimet e saj që dy diplomatët amerikan do të fokusohen në çështjet e sigurisë, përfshirë nevojën për shtensionim në veri dhe zbatimin e marrvëveshjes së rrugës drejt shtensionimit në këtë pjesë të Kosovës.
Tutje, Nacionale ka kuptuar që dy diplomatët do të analizojnë garancionet e Qeverisë Kurti për shtensionim dhe do të kërkojnë që shtensiomi të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur. Temë e diskutimit pritet të jetë edhe biseda në lidhje me marrëdhënien e ShBA-së më Kurtin, më saktësisht për “tensionet” në këto marrëdhënie.
Për nga funksioni, dy diplomatët janë figura që fokusohen në debatet mbi çështje të sigurisë. Finer është dora e djathtë e Sullivan, që është këshilltari kryesor i Bidenit për siguri kombëtare, një nga fushat që ShBA-ja i jep shumë rëndësi. Në fakt, Sullivan është një nga njerëzit më të besuar të Biden, ndërsa dyshi i tij, pra Finer, pritet të takojë Kurtin.
Këta dy diplomat kanë në fushëveprimtarinë e tyre edhe çështjen e ruajtjes së sigurisë kombëtare të ShBA-së, përfshirë identifikimin e njerëzve që rrezikojnë sigurinë kombëtare amerikane.
Ndryshe Kurti kishte folur në telefon gati dy muaj më parë me zëvendëskëshilltarin Finer, të cilit ia kishte përmendur për herë të parë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri. Në telefonatën e tij, Kurti ishte stërzbutur në lidhje me tensionet në veri dhe rrugën përpara shtensionimit.
Shefi i ekzekutivit, pra Kurti, e kishte “e falënderuar” për telefonatën, derisa shtonte se shtensionimi kërkon “ndalim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponzoruara nga Beogradi kundër oficerëve tonë të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”.
“I kënaqur të flas me zëvendësin e NSA-së, Jon Finer. E falënderoj për thirrjen e tij dhe u zotuam për të punuar për të ulur tensionet. Kjo kërkon një ndalim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponzoruara nga Beogradi kundër oficerëve tonë të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.” – shkroi Kurti.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ 🇺🇲 to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023
Ndryshe, Kurti ishte kritikuar publikisht nga Chollet gjatë kohës së tensioneve në veri për çështjen e targave. Në një rast, ai kishte shkruar se ShBA-ja është e zhgënjyer me Kosovën.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë.” – shkruhej ndër të tjerash në njoftim në Tëttier të Chollet pas bisedës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


