Veprimtari Lushi: 30 milionë kërkesat e mësuesve, 32 milionë rryma e papaguar e serbëve - NACIONALE

Veprimtari Lushi: 30 milionë kërkesat e mësuesve, 32 milionë rryma e papaguar e serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veprimtari i shquar nga diaspora, Uk Lushi, ka komentuar po ashtu mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë nga Qeveria Kurti duke përmendur edhe kërkesat e këtyre të fundit.

Lushi ka ndërlidhur kërkesat e mësimdhënësve me rrymën e papaguar në katër komunat me shumicë serbe.

Shuma e mbledhur e papaguar, Lushi thotë se ka kaluar 32 milionë euro e ndërkohë që kërkesat e mësimdhënësve mund të përmbusheshin me 30 milionë euro.

“Sa herë sulmoni shqiptarët që duan para, kujtojeni që Albin Kurti vitin e kaluar ua ka paguar 36 milionë rrymën serbëve e këtë vit sigurisht edhe më shumë. Për serbë po keni para t’u paguani, por jo për arsimtarët shqiptarë.” – ka thënë z. Lushi në shkrimin e tij.

Ai në këtë shkrim ka përdorur edhe fjalë të rënda.

Statusi i plotë:

Rryma që nuk e paguajnë serbët në 4 komunat e veriut deri më tash ka kaluar 32 milionë euro për këtë vit. Këtë borxh të serbëve qeveria e Albin Kurtit do ta paguaj me taksat edhe të juve që po linçoni mësimdhënësit shqiptarë të Kosovës. Rritja që ka kêrkuar sindikata në total ishte diku rreth 30 milionë euro. Sa herë sulmoni shqiptarët që duan para, kujtojeni që Albin Kurti vitin e kaluar ua ka paguar 36 milionë rrymën serbëve e këtë vit sigurisht edhe më shumë. Për serbë po keni para t’u paguani, por jo për arsimtarët shqiptarë. Bravo, sidomos ju që po linçoni mësuesit. Pse nuk po i gërvalleni Kurtit kur po paguan për serbët?! More hipokrita, more shpirtkazma me shqiptarë!

A po e përcillni çka po bën Elektroseveri? Apo u ka hyrë në hundë veç shqiptari Rrahman Jashari!?

A po ju vjen bre marre!?

Lajme të ngjashme