"Veprimet e njëanshme": ShBA godet Qeverinë me dy qortime të ashpra brenda një muaji
Brenda një muaji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e qortuan jo një por dy herë – me paralajmërim të paprecedentë – Qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara. Qëndrimet e aleatit të Kosovës u ritheksuan dy herë në gusht – pas komunikatave zyrtare të DASh-it – nga vetë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller dhe Jim O'Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Rasti i fundit, që ka të bëjë operacionet e Policisë së Kosovës kundër institucioneve ilegale serbe në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ka acaruar më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe aleatit më të madh, ku vet ShBA-ja e vuri tashmë seriozisht në dyshim përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe stabilitet në rajon.
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë lëshoi një deklaratë më 30 gusht 2024, – e cila u shpërnda Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien – duke shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë për veprimet e ndërmarra nga ekzekutivi kosovar.
ShBA theksoi qartazi se veprimet, ndonëse është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës, instrumentalizimi i vazhdueshëm i saj nga Qeveria e Kosovës pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të "vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar".
“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të "vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar". Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.” – thuhet në fund.
"Rrezikim i ushtarëve të KFOR-it"
Shtetet e Bashkuara – në të njëjtën linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian – i kanë kërkuar në vazhdimësi Qeverisë së Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.
Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara – siç janë quajtur vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar – ka çuar në tensionim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe aleatëve të saj.
Në reagimin pas mbylljes së zyrave postare të Bankës Serbe, ShBA-ja i tërhoqi vërejtjen Qeverisë se veprimet të tilla jo vetëm që përshkallëzojnë tensionet rajonale, por rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve të Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.”
Në deklaratë u bë thirrje që Qeveria "të ndalojë çdo veprim të mëtejshem të njëanshme" dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
"Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t'i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë." - thuhet në reagim.