“Veprim i turpshëm”: Pushteti kritikohet pasi refuzoi projektin e grave të Krushës, ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit - NACIONALE

“Veprim i turpshëm”: Pushteti kritikohet pasi refuzoi projektin e grave të Krushës, ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përditësim (ora 13:52): Tashmë vëllai i Fitore Pacollit ka reaguar në lidhje me grantin e fituar nga Ministria e Bujqësisë. Për të lexuar të plotë reagimin e Blerim Pacollit, vëllait të Fitore Pacollit, klikoni këtu.

Dje u njoftua se vëllai i Fitore Pacollit, deputete e VV-së, fitoi një grant nga Ministria e Bujqësisë, që udhëhiqet nga Faton Peci. Sot u kuptua Ministria e Pecit, përderisa shpërbleu me grant vëllain e deputetes Pacolli, Blerimin, e refuzoi një projekt të Fahrije Hotit dhe grave të tjera të Krushës së Madhe, fshat ku në kohë të luftës ishin vrarë nga Serbia mbi 200 burra.

Tashmë kanë nisur shumë reagime për këtë temë. Duke e komentuar këtë temë, Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, shkroi se pushteti është i korruptuar materialisht e moralisht.

Pra,

Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro.

Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht” – ka shkruar Çitaku.

Ali Sefaj, sindikalist i administratës qendrore, ka pasur një reagim goxha emocionale, duke mos kursyer fjalët kritike ndaj pushtetit. Sipas Sefajt, pushteti aktual është i poshtër.

“I refuzohet projekti Fahrije Hotit të Krushës se Madhe dhe shpërblehet me grant 100000 euro vëllau i Fitore Pacollit.

Ky vend ka pas të padijshem, mendjemdhenj, edhe abuzues, por kurrë s'ka pas pushtet të poshtër në këto përmasa. Këta kurgja s'kanë shqiptare.

Flliqtana!” – ka shkruar Sefaj.

Deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu e komentoi rastin, duke publikuar fotografitë e Pacollit e Pecit me gratë e Krushës së Madhe.

“Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.

Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Lirim Mehmetaj, analist dhe gazetar, e ka cilësuar krejt këtë zhvillim si skandal.

“Çfarë skandali: Ua refuzuan projektin Grave të Krushës, ia aprovuan vëllait të Fitore Pacollit

Faton Peci, i njohur si Faton Krimineli, që fatkeqësisht udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë, derisa ia ka ndarë 100 mijë euro Blerim Pacollit, vëllai të Fitore Pacollit, për një kompani që as nuk ekzistonte, në anën tjetër ia ka refuzuar projektin Fahrije Hotit, që aplikoi me Kooperativën Bujqësore “Krusha”.” – ka shkruar Mehmetaj.

Ndërsa analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai I Pacollit mori grant 100 mijë euro nga Ministria e Pecit.

Në një shkrim në Facebook, ai shkruan ”..from self-determination to self-service...” , që në gjuhën shqipe i bie “nga vetëvendosje në vetëshërbim”.

Sjellim ndër mend që kjo nuk është hera e parë që familjarë të pushtetit fitojnë tenderë, grante ose punësohen në institucione gjatë qeverisjes së VV-së. Gjatë katër viteve tenderë nga shteti mori edhe vëllai i Luan Dalipit, shefit të Kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të ngjashme