Vendosja e pajisjes GPS në veturë, Kajtazi: Tashmë nuk ndjehem i sigurt, kërkoj që rastin ta merr Prokuroria Speciale - NACIONALE

Vendosja e pajisjes GPS në veturë, Kajtazi: Tashmë nuk ndjehem i sigurt, kërkoj që rastin ta merr Prokuroria Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka treguar në detaje për rastin e sotëm, ku ka evidentuar vendosjen ilegale të pajisjes GPS në veturën e tij.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të vërtetohet se kujt i përket kjo pajisje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se pas këtij rasti nuk ndihet i sigurt.

“Siç jeni te njoftuar, sot rreth orës 10:00 paradite kam dërguar veturën për kontroll në servis. Gjatë kontrollit është zbuluar një pajisje e dyshimtë ngjitur në shasi, në anën e majtë prapa. Menjëherë kam kontaktuar Policinë e Kosovës. Pas ardhjes së një patrulle të stacionit të Graçanicës, është kontaktuar njësia kundër bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda. Njesitët e specializuara kanë tërhequr këtë pajisje dhe kanë konstatuar së është GPS, me numër serik. Është bërë kontrolli i veturës për ndonjë mjet tjetër të dyshimtë, por nuk është zbuluar ndonjë gjë. Nga aty kam vazhduar për në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratë. Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar që rastin të merr Prokuroria Speciale.

“Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike. Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket. Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme