Vendimi i presidentes Osmani: Nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit
“Do t’i lidhim duart, do të ngrisim aktakuza” – Osmani flet për presione e kërcënime nga sistemi prokurorial
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën ku njoftoi për refuzimin e dekretimit të Kryeprokurorit, ka thënë se ka pasur edhe presione.
Ajo madje ka theksuar se ka pasur mesazhe ku thuhej se “do të ngrisim aktakuza, do t’ua lidhim duart”.
“Në një vend demokratik ata që mendojnë se mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit, do të duhej të ishin jashtë sistemit. Ato janë presione të paligjshme, që duke menduar se duke kërcënuar kreun e shtetit të marrin nënshkrime. E nuk do të marrin, unë jam e pavarur nga çdo ndikim tjetër”, tha Osmani, raporton Nacionale.
“Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë”, tha më tutje ajo.
Osmani tha se nuk e ka deponuar rastin, dhe as nuk i bëri publik emrat kush e ka kërcënuar.
“Kjo do të duhej të ishte procedura në raste kur funksionon një sistem i drejtësisë, sikur të thuash deponoje rastin te ata që të kanë kërcënuar. Për këtë temë do të flas më vonë sepse insistimi ynë si presidencë është tek vlerësimi i procedurës”, theksoi Osmani.
--------------------------------
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur ajo në një konferencë për media, pasi e ka njoftuar Këshillin Prokurorial me këtë vendim.
Osmani ka thënë se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit ka pasur shumë vërejtje që janë evidentuar nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Vlerësimi i institucionit që drejtoj është bërë brenda mandatit tim. Ky vlerësim ka evidentuar të gjitha shkeljet që janë evidentuar më herët nga monitoruesit. Disa nga shkeljet janë: e para shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, shmangia e ankesave nga kundërkandidatët, shkelja e procedurave të reputacionit profesional, shkelje në procedurat e koncept-dokumentet, cenimi i parimit të transparencës, cenimi i parimit të barazisë, cenimi i parimit të meritokracisë, dhe e dhjeta mungesat në dokumentacionin e dorëzuar nga KPK-ja përkundër kërkesës që ta plotësojmë atë”, tha Osmani, raporton Nacionale.
“Këto shkelje janë bërë publike nga organizatat monitoruese nga ambasada e Gjermanisë, Britanisë dhe BE-së. Janë vlerësuar edhe në raportin e BE-së si mungesë e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritokracisë”, ka theksuar Osmani.
“Përgjegjësia ime më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fundamentale dhe ofron padrejtësi konkrete, të mos rri duarkryç. Sot e kam njoftuar KPK-në me këtë vlerësim të procedurës, dhe kjo më obligon që të mos e bëj dekretimin e kandidatit për Kryeprokuror”, tha Osmani.
Pjesë e fjalimit nga presidentja Osmani:
Edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin lidhur me këtë rast duke konsideruar procesin e kotestimit si të pasafatshëm. Është me rëndësi të sqarohet se asnjë gjykatë nuk i ka trajtuar ankesat nga aspekti përmbajtësor.
E para përgjatë gjithë procesit jam kujdesur që me veprimet e mia ta shmangë çfarëdo ndërhyrje potenciale, dhe jam përmbajtur nga çdo vendim që do të cenonte proceset para gjykatës.
E dyta mos-ndërhyrja ime është bazuar se Kosova ka pasur U.D të Kryeprokurorit pa asnjë kufizim në kompetenca konform me sqarimet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.
Përkundër zgjatjes si pasojë e ankesave kemi pasur funksionim të rregullt të institucionit të Kryeprokurorit.
Për mua ka qenë me rëndësi që Kryeprokurori të jetë funksional dhe në shërbim të përmbushjes së obligimeve ligjore. Pikërisht duke u bazuar në këto dy elemente, dhe duke marrë për bazë rëndësinë jhetike të institucioneve, kam bërë vlerësimin e procedurave të ndjekura nga KPK. Kjo për faktin se funksionimi kushtetues i institucioneve ka si parakusht repsketimin e procedurave ligjore e kushtetuese dhe rregulloreve.
Prandaj, bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës tonë, konsideroj se nuk mund të kemi funksion kushtetutës të institucioneve nëse një proes nuk zhvillohet me procedura ligjore e kushtetuese. Procesi është vlerësuar si i parregullt, diskriminues, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, organizatat vendore dhe ndërkombëtare.