Vendimi i Kushtetueses, Kica-Xhelili: Patëm të drejtë tërë kohën, VV shkelëse brutale e sistematike e Kushtetutës
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli antikushtetuese krejt metodën arbitrare të Vetëvendosjes në seancë konstitutive dhe urdhëroi kthyerjen e rendit të ditës, përkatësisht votimin e hapur për Kryetar të Kuvendit.
Kica-Xhelili tha se Lidhja Demokratike e kosovës “pati të drejtë tërë kohën” dhe se Vetëvendosja është “shkelëse brutale dhe sistematike” e Kushtetutës së Kosovës.
Postimi:
Gjykata Kushtetuese foli!
Kishim pasur të drejtë TËRË KOHËN! Albin Kurti, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës në secilën seancë që nga data 1 maj, kur na ka detyruar të votojmë për komision të fshehtë, duke na pamundësuar të votojmë Për/Kundër/Abstenojmë për kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
Shkurt, e qartë!
Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal, sistematik, me mungesë bazike të njohurive kushtetuese (me gjasë dhe të qëllimshme), të papërgjegjshëm e joetik se Lëvizjen Vetëvendosje, pa dallim!