Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kryeziu: Aktgjykimi i sotëm tregoi që VV po luan pingpong politik
Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci ka reaguar pas publikimit të njoftimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilët shpallën se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një Nënkryetari serb.
“Vetëvendosje dështoi ta konstituoji kuvendin dhe për këtë dështim tentoi ta bartë përgjegjësinë politike te Lista Serbe, tek opozita shqiptare dhe tek gjykata kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoi Vetëvendosjës të mos konstituohet kuvendi dhe e barti përgjegjësinë tek gjykata kushtetuese.
E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore”, tha ai.