Vëllai i Gjyshincës e sulmon zyrtarin policor: VV-ja dikur i akuzonte djemtë e Adem Grabovcit, sot heshtin - NACIONALE

Vëllai i Gjyshincës e sulmon zyrtarin policor: VV-ja dikur i akuzonte djemtë e Adem Grabovcit, sot heshtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veriu.Info raportoi se vëllai i deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshninca, është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë. Gjyshnica nuk e ka hapur telefonin në thirrjet e Nacionales, për ta pyetur për këtë temë.

Vitë më parë kur ishte bërë temë rrahja e policëve nga djemtë e Adem Grabovcit, VV-ja aso kohe në opozitë, kishte kritika të ashpra.

Glauk Konjufca në një aksion që kishte mbajtur pas arrestimit të disa aktivistëve të VV-së 8 vite më parë, kërkonte arrestimin e djemve të Grabovcit.

“Ata ishin në mbrojtje të Republikës dhe u arrestuan në momentin kur ishin duke mbledhur nënshkrime kundër Zajednicës. Aktivistët duhen të lirohen dhe të arrestohen djemtë e Isa Mustafës dhe Adem Grabovcit pasi që ata janë që shkelin ligje me tender e dallavere”, thoshte Konjufca para Pallatit të Drejtësisë.

E ashpër në një seancë Kuvendi vite më parë ishte deputetja Albulena Haxhiu.

“Adem Grabovci shënoi edhe një rast në Policinë e Kosovës. Ai e dëshmoi se, jo vetëm se e ka dëmtuar imazhin, por edhe funksionimin e këtij institucioni. Pas skandalit të pashoq, ku djemtë e tij, në formën e kapadaive kishin rrahur policin Avni Selaci, vetëm pse i kishte ndaluar ata, tre policë të tjerë ia panë sherrin Grabovcit. Ata u suspenduan sepse nuk e ndalën shefin e shefave. Si mund ta ndalonin ata babën, kur djemtë për të njëjtin veprim i kishin rrahur policët?”, deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se veprimi i djeshëm i policëve është dëshmia më e mirë se si kapja e shtetit ka pasoja afatgjate.

“Edhe sa policë duhet të dëmtohen që të gjykohet Ademi, Ngadhnjim e Guxim dhe anëtarët e klanit Pronto? Edhe sa policë duhet të dënohen që të trimërohet Policia e Kosovës para klanit Pronto? Sa policë duhet të përbuzen që ta marrin guximin – njëjtë si tek shtëpia e Dardan Molliqajt – të pyesin për armët në shtëpinë e Grabovcit?”, u shpreh deputetja Haxhiu.

E para 3 vitesh gjatë një përplasje në Kuvend, deputeti i VV-së, Dimal Basha ia përmendte Bekim Haxhiut, rrahjen e policëve nga djemtë e Grabovcit.

“Pse nuk i dilnit në krah Policisë, kur djemtë e Adem Grabovcit dilshin e i rrihnin policët rrugëve”, ka pyetur deputeti Basha gjatë seancës.

E sot, askush nga Vetëvendosja nuk e ka thënë asnjë fjalë për rrahjen e policit nga vëllai i deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshninca, i njohur si “Albini i vogël”

Lajme të ngjashme