Vëllai i anëtarit të VV-së në KQZ i ashpër me Limajn: Tradhtove Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin - NACIONALE

Vëllai i anëtarit të VV-së në KQZ i ashpër me Limajn: Tradhtove Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Veterani i UÇK-së, Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i anëtarit të VV-së në KQZ, Dardan Krasniqi, ka kritikuar ashpër Fatmir Limajn për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LVV-në.

Ish-komandanti “Çelikun”, ai e ka quajtur “Komandant Homologimi”

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse bashkëpunon me Kurtin, Limaj tradhton ish-bashkëluftëtarët e tij.

“Njëri që ka tradhtu më së shumti shok e miq të luftës, se Fatmir Limaj - Komandant Homologimi në politikë nuk ka. Dëmë më madh Malishevës në prona, uzurpime, keqqeverisje, nuk ka se çka i bëhët! E tradhtoi: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Haxhi Shalën, Ramush Haradinaj, dhe në fund Isni Kilajn etj! Pra ju bëni koalicion bëne Kryekuvendar çfarë të doni beni, ama mos na shitni tash dikë që e njohim mirë si të fjalës e besës! Ndërsa jo veç opozitës por edhe Albin Kurtit me ju dashur Serspka qysh ju ka dashur Mimoza dje e Fatmiri sot bëhët me ta, dhe ju mendje të ndritura nesër keni me thënë: Më mirë Albini me Listën Serbe se Opozita!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme