Vela: Vuçiqi po e shkel Marrëveshjen e Ohrit, duhen sanksione - NACIONALE

Vela: Vuçiqi po e shkel Marrëveshjen e Ohrit, duhen sanksione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet sanksionuar për deklaratën e fundit që ka dhënë.

Vuçiq ka deklaruar se do të zbatojë disa pjesë të marrëveshjes që u arrit në Ohër, jo të gjithën.

“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndryshe, marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar, por të dyja palët janë dakorduar për ta zbatuar.

Lajme të ngjashme