Veç Kurti nesër s'shkon në Tiranë: Një hatërmbetje tjetër me Ramën shkaku i Zelenskyt?
Burime të gazetës Nacionale bëjnë të ditur që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar - përmes evitimit - pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë.
Ndërkaq për arsyen, ndonëse mbetet ende për ta verifikuar në mënyrë të pavarur, burimi na thotë se vjen si pasojë e një hatërmbetje të thellë të Kurtit kundrejt Ramës për "mosftim të Kurtit" në takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ftimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, në vend të tij.
Kujtojmë se në samitin në Tiranë, përveç presidentësh, aty mori pjesë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, dhe kryesuesja e Këshillit të Ministrave (praktikisht, kryeministrja) e Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Megjithatë mospjesëmarrja e Kurtit në këtë samit del të jetë punë e kryer, derisa as nuk është pohuar e as mohuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përveç që, sipas zëdhënësit të qeverisë kosovare, Përparim Kryeziut, është thënë që Kurti ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo që dihet për pjesëmarrën nga Kosova është se pjesëmarrës do të jetë vetëm Lulzim Rafuna nga Dhoma e Tregtisë.
Gazeta Express ka publikuar listën e plotë të pjesëmarrësve:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA