Vdesin dy persona në një aksident në Leposaviq
Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku në Leposaviq.
Viktima dyshohet se janë të moshës 25-vjeçare.
Rastin e kanë konfirmuar për mediumin lokal Kossev nga Policia e Kosovës.
“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së në Veri.