Vdes një i burgosur në QKUK, policia jep detaje
Një person i cili po e vuante burgun i është përkeqësuar gjendja shëndetësore të premtën.
Si pasojë, ai u dërgua për në QKUK për të marrë trajtim mjekësor. Por gjendja shëndetësore iu përkeqësua dhe pasditën e së premtës ai ndërroi jetë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka vdekur rreth orës 18:45 të premten, dhe ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës dhe për shkak të problemeve shëndetësore ishte dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukcion.