Vdes një 41-vjeçar në spitalin e Prizrenit - raportohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale
Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit.
Ai po trajtohej aty që disa ditë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit. Sipas burimeve të mediumit, dyshohetr se se viktima ishte duke u trajtuar për shkak se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, ka thënë Bytyqi.