Vdes mjeku 34 vjeçar nga Gjilani
Ka vdekur mjeku Dr.Rasim Sefiu specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Stomatologëve të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se mjeku ishte në moshën 34 vjeçare.
“Në këto momente të vështira për familjen Sefiu, Oda e Stomatologëve të Kosovës në emër të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmeve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Sefiu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, dy ditë më parë, ai kishte postuar një fotografi të babit të tij me rastin e 3 vjetorit të vdekjes së tij.
Në postimin e tij në Facebook, Sefiu kishte shkruar se e kujtojnë me mall babain e tij.
“Sot u bënë 3 vite që Babi u nda nga jeta. E kujtojmë me mall Babin çdo ditë dhe jetojmë me veprat dhe kujtimet që na la pas! Po na mungon çdo ditë e më shumë!”, thuhej në postimin e mjekut që vdiq sot.