Vdes gruaja që aksidentua duke vozitur traktorin në Pejë - NACIONALE

Vdes gruaja që aksidentua duke vozitur traktorin në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur një guar e cila ishte aksidentuar më 11 korrik në fshatin Turjak në Pejë.

Sipas policisë, “nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

"Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar." - njofton policia.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Humb jetën njё person, në aksident trafiku

Pejë, 18 korrik 2023

Ju informojmë se me datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak-Pejё.

Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Lajme të ngjashme