Vdes 28-vjeçari që u godit me veturë në natën e Vitit të Ri në Prishtinë - NACIONALE

Vdes 28-vjeçari që u godit me veturë në natën e Vitit të Ri në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 28-vjeçar, me inicialet A.J., ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura.

Të shtunën rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, një 28 vjeçar është goditur nga vetura, ku dhe është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

I njëjti si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës.

Ketë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme