Vdekje e dyshimtë në Prishtinë - NACIONALE

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për Gazetën Nacionale, ku ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Ahmeti ka njoftuar se kanë nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”- ka shtuar Ahmeti.

Lajme të ngjashme