Vdekja e klerikut në kishën ortodokse në Vushtrri: Bashkëshortja pretendon se pranë iu gjetë një letër
S.Q, klerik në kishën ortodokse në Vushtrri, u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes nga plumbi i armës.
Siç raporton Klan Kosova, policinë e lajmëroi Gordana Qimbodoviq, bashkëshortja e të ndjerit.
“Besomni që unë nuk e di çka ka ndodh, asgjë nuk di. Isha duke fjetur kur kam dëgjuar një të shtënë, mendova që dikush ka dasmë ose që po ëndërroja.” – citohet të ketë thënë ajo.
I ndjeri, 48 vjeçar, siç bëhet e ditur ka shërbyer si punonjës në objektin fetar për rreth 10 vite.
Bashkëshortja ka thënë se në afërsi të trupit të tij, është gjetur edhe një letër.
“Edhe nëse ka pas ndonjë letër, mua policia ma ka ndalu me hy në dhomën ku ai ishte i vdekur. Me gjasë ata e kanë marr letrën, e mua askush nuk më ka dhënë asgjë.”- tha ajo.
Në vendin e ngjarjes, policia e ka sekuestruar edhe një pistoeltë, ndërsa rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.