Vazhdon gjuha fyese e VV-së: Sveçla e quan opozitën bërllok, Kurti e duartroket, Haxhiu qeshet
Gjuha fyese e pushtetit ndaj opozitës nuk ka të ndalur. Edhe në tubimin e djeshme në Vushtrri ka vazhduar gjuha e ulët e njerëzve të qeverisë ndaj partive opozitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelak Sveçla, e ka quajtur opozitën bërllok.
Madje, ai ka kërkuar nga mbështetësie e VV-së që kjo opozitë të dërgohet në bërllok më 9 shkurt.
“Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në pensionim të përhershëm. Disa bërlloka të partive të vjetra, thanë se Policia e Kosovës, po sillet si policia e Millosheviqit në veri, si policia e Millosheviqit e cila na ka vra një mijë e 300 fëmijë, gjithsej 13 mijë shqiptarë, na ka dhunuar 20 mijë gra dhe na ka djegë 120 mijë shtëpi. Unë kam një pyetje për ju, këta bërlloka, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë të kombit tonë?”, ka thënë Sveçla.
Kjo gjuhë denigruese e Sveçlës është mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
I pari e ka duartrokitur gjuhen e ministrit Sveçla, kurse e dyta është qeshur më këtë deklaratë.