Vazhdojnë sulmet e pushtetit ndaj LDK-së, Ramabaja edhe kërcënon: Zgjedhjet do të sjellin pasoja për LDK-në - NACIONALE

Vazhdojnë sulmet e pushtetit ndaj LDK-së, Ramabaja edhe kërcënon: Zgjedhjet do të sjellin pasoja për LDK-në

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmet e pushtetit ndaj LDK-së nuk kanë të ndalur, ani pse Albin Kurti po i vazhdon bisedimet me këtë pati për të gjetur një marrëveshje.

Edhe analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si mbështes i VV-së, e ka kritikuar LDK-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo parti do të këtë pasoja të mëdha, nëse nuk pranon një president jashtë LDK-së.

LDK-ja synon Presidencën, duke pretenduar që, në momente krizash politike dhe kushtetuese, ta shndërrojë atë në një qendër të dytë të legjitimitetit shtetëror. Një qasje e tillë rrezikon ta fusë Republikën në një cikël të ri krizash institucionale. Fryma e Kushtetutës kërkon një president konsensual, që gëzon besimin e gjerë politik dhe qytetar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vetëm kjo parti mund ta nxjerr vendin nga kriza.

LDK-ja ka një mundësi historike që, duke propozuar dy ose tre figura me integritet, kredibilitet dhe përgatitje profesionale – qoftë nga bota akademike apo ajo diplomatike – të hapë rrugën për tejkalimin e kësaj krize politike. Në të kundërt, mbajtja e zgjedhjeve për herë të katërt do të bëhej pothuajse e pashmangshme, me pasoja politike që mund të rezultojnë të kushtueshme sidomos për vetë LDK-në”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme