Vazhdojnë deklarimet e çuditshme nga veriu, Radojeviq: Policia ka vendosur një bllokadë të re - NACIONALE

Vazhdojnë deklarimet e çuditshme nga veriu, Radojeviq: Policia ka vendosur një bllokadë të re

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka publikuar një video ku ka pretenduar se Policia e Kosovës ka vendosur një pikë të re kontrolli në veri.

Duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shkojnë në veri për të parë situatën, sipas Kosovo Online, ai ka thënë se ndërkombëtarët nuk besojnë se policia po shton prezencën në veri, prandaj ata duhet të shkojnë pa paralajmërim.

“Duke pasur parasysh se disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare nuk besojnë se prania e policisë së Kosovës në veri po rritet, pas meje është pika e re e kontrollit që Policia e Kosovës ka vendosur në veri. Bashkësia ndërkombëtare të vizitojë veriun e Kosovës, por ta bëjë këtë me vetura private dhe pa paralajmërim. Ata do të hasin në mikpritjen e nikoqirëve serbë”, - ka thënë ai në një video-mesazh të postuar në profilin e tij në Facebook.

Më tej bëhet e ditur se Radojeviq ka thënë se është i interesuar për përshtypjet e ndërkombëtarëve për trajtimin që do të kenë nga policia e Kosovës, nëse shkojnë në veri me me automjete private e pa paralajmërim.

Pretendimet e Radojeviq për një pikë të re kontrolli në veri, deri më tani nuk janë konfirmuar nga Nacionale.

Lajme të ngjashme