Varri i heroit Shaban Shala në gjendje të mjerueshme - NACIONALE

Varri i heroit Shaban Shala në gjendje të mjerueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Varri i gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ish të burgosurit politik, Shaban Shala, tash e 11 vite ka mbetur në gjendje të rëndë, teksa institucionet nuk janë përkujdesur për rregullimin e tij, i cili gjindet në lagjen Velania në Prishtinë.

I vëllai dhe bashkëluftëtari i gjenaralit Shala, Elmiu, i ka thënë Klan Kosovës se shteti ka premtuar në vazhdimësi se do ia rregullojnë varrin, duke e quajtur mjerim dhe përbuzje neglizhencën institucionale.

“Është mjerim dhe është përbuzje. Për disa njerëz që tërë jetën e vet ia ka përkushtu këtij vendi, tërë jetën j aka kushtu, edhe me sakrificë edhe me burg, edhe me veprimtari edhe me luftë. E sot, mos të kem të ia bëjmë një përkulje, kjo nuk do koment”, thotë i emocionuar Shala, i cili shton se familja ka mundur të rregulloj, por e ka pritur intervenimin e shtetit.

Ndërkohë, Drejtori i Agjensisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve, ka thënë se nuk ka arritur të takohet me ish-kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti që të hartohet një projekt, teksa ka shtuar se këtë vit do ta takoj kryetarin Përparim Ramës për ta hartuar një projekt.

Lajme të ngjashme