"Varet nga takimi": A jep dorëheqje kryetari i Zveçanit nëse ia kërkon nesër ambasadori amerikan?
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovernier i ka dërguar ftesë kryetarëve të komunave veriore për takim.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me kreun e Zveçanit, Ilir Peci për të marrë më shumë detaje rreth takimit.
I pyetur nëse do të jap dorëheqje, nëse ShBA-ja ia kërkon, Peci ka deklaruar se “varet nga takimi”.
“Për besë nuk mundem me të thanë diçka të tillë. Nuk e di të shohim, krejt varet nga takimi.” – ka thënë ai për Nacionale.
Peci të premten u fut për herë të parë në ndërtesën komunale në Zveçan, ku edhe e nisi punën e tij si kryetar i kësaj komune.
